Top

SHËRBIME TË MENAXHIMIT TË PORTOFOLIT

Menaxhimi i portofolit apo aktivitetet e rikuperimit të borxheve janë një nga shërbimet tona kryesore. Rikuperimi i borxhit bëhet në mënyrë miqësore me negociata duke përdorur teknika të suksesëshme të provuara edhe më heret, teknika të cilat nuk i dëmtojnë marrëdhëniet me klientin.

Pas marrjes së kërkeses për rikuperim të borxhit, ajo do t’i ridërgohet një ekipi të specializuar, i cili do të trajtojë procesin në një mënyrë profesionale dhe efikase. Ne mund të zgjidhim edhe rastet më të ndërlikuara të borxheve duke përdorur qasjen e duhur.

Ne ofrojmë shërbime të rikuperimit apo kthimit të borxheve për bankat, mikrofinanancat dhe për insitucionet financiare jo-bankare. Qëllimi ynë kryesor është të ofrojmë zgjidhje jashtë gjyqësore.